Ballina Aktualitet Gjuha shqipe zyrtare në Maqedoni, Basha: Sukses i politikës shqiptare

Gjuha shqipe zyrtare në Maqedoni, Basha: Sukses i politikës shqiptare

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar rreth miratimit të ligjit që e bën gjuhën shqipe, gjuhë zyrtare në Maqedoni.

Me anë të një statusi në Facebook, Basha shkruan se ky është një hap i suksesshëm për faktorin politik shqiptar në shtetin fqinj.

Postimi i Bashës:

Miratimi i sotëm i ligjit të gjuhës shqipe nga parlamenti i Maqedonisë është një hap i rëndësishëm përpara në realizimin e statusit të gjuhës shqipe në Republikën e Maqedonisë.

Përshëndes këtë hap si një sukses i bashkërendimit dhe bashkëpunimit të faktorit politik shqiptar në Maqedoni.

LEXO EDHE:  Protestat e opozitës, ambasadori Lu takon Bashën e Kryemadhin

Vlerësoj qëndrimin e forcave politike Maqedonase që mbështetën me votën e tyre këtë ligj, i bindur se kjo vote është një kontribut i rëndësishëm për bashkëjetesën etnike dhe konsolidimin e një shoqërie demokratike ne Maqedoni.

Partia Demokratike nxit këtë klime uniteti mes faktorit politik shqiptar dhe bashkëpunimi me atë politik maqedonas si një garanci për një Maqedoni të orientuar drejt standardeve  dhe vlerave euroatlantike dhe europiane.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook