Ballina Aktualitet Gjykata e Apelit lë në burg ish-gjyqtarin Shkëlqim Miri, u akuzua se...

Gjykata e Apelit lë në burg ish-gjyqtarin Shkëlqim Miri, u akuzua se ka marrë rryshfet

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka lënë në burg ish-gjyqtarin, Shkëlqim Miri.

Sipas ekspertëve mjekoligjorë, Shkëlqim Mirit, i cili mbante detyrën e gjyqtarit të Apelit të Tiranës, nuk i rrezikohet jeta në paraburgim, siç pretendonte avokati mbrojtës.

Ish-gjyqtari, Shkëlqim Miri kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

46-vjeçari u arrestua më 9 nëntor 2017 pasi dyshohet se ka marrë rryshfet për ndryshimin e vendimit gjyqësor ndaj shtetasit Gentian Doda. 

LEXO EDHE:  Milionat e gjetura në shtëpinë e anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Sa e vërtetë është pasuria që ai ka deklaruar

Dyshohet se kundrejt vendimit Doda, ka fituar lirinë. Si prova materiale, policia sekuestroi në shtëpinë e Mirit një shumë prej 174,810 euro; 10,149,000 lekë dhe 1,000 dollarë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook