Ballina Aktualitet Gjykata rëndon akuzat për Hasanpapën, vrasësi me pagesë i bandës rivale të...

Gjykata rëndon akuzat për Hasanpapën, vrasësi me pagesë i bandës rivale të Çapjave i ka ‘ditët e numëruara’

Prokuroria ka ndryshuar akuzat për shtetasin Shkëlzen Hasanpapa, i akuzuar për tentativën e vrasjes me pagesë ndaj dy anëtarëve të fisit Çapja.

Mbi të rëndon akuza “vrasje duke rrezikuar jetën e shumë personave” dhe sipas raportimeve, i pandehuri ka 10 ditë kohë për t’u njohur me akuzën e re.

Gjatë senacës së tij të zhvilluar 5 ditë më parë, forca të shumta policore janë parë në gjykatë, si edhe në të gjitha akset përreth Gjykatës dhe Prokurorisë së Elbasanit.

LEXO EDHE:  Lufta mes bandave në Elbasan, Prokuroria zbut akuzën për atentatorin që qëlloi mbi Çapajt

Për më tepër, para fillimit të seancës gjyqësore, në të gjithë zonën ku ndodhen institucionet e drejtësisë në Elbasan, janë zhvilluar kontrolle të rrepta policore.

Përpos akuzës së re, kujtojmë se mbi Hasanpapën rëndojnë akuzat e “plagosjes së lehtë me dashje”, “kanosjes” dhe “armëmbajtjes pa leje” të ngritura më herët.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook