Ballina Aktualitet Golat e shqiptarëve ndaj Serbisë, ja çfarë shkruajnë mediat ndërkombëtare

Golat e shqiptarëve ndaj Serbisë, ja çfarë shkruajnë mediat ndërkombëtare

Ndeshje e ngjyrosur me histori dhe politikë, kështu e nis artikullin prestigjiozja “New York Times”, për ndeshjen e djeshme.

Gazeta prestigjioze amerikane, ka publikuar lajmin e fitores së Zvicrës ndaj Serbisë bashkë me një fotografi gjigante të Xherdan Shaqirit, duke e bërë shqiponjën dykrenore. Serbia po fitonte 1:0 në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Botës, por shqiptarët e Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, sollën fitoren me golat në minutat 52’ dhe 90’.

“Ishte taka e djathtë e Shaqirit që bëri titujt [e gazetave] para ndeshjes së tij të premten, por ishte taka e tij e majtë, dhe duart e tij, që ishin tregimi pasi mbaroi ndeshja”, shkruan NYT, duke iu referuar flamurit të Kosovës që Shaqiri e kishte stampuar në takën e djathtë, ndërkaq golin e shënoi me atë të djathtën – dhe fitoren e festoi duke e bërë shqiponjën dykrenare.

‘Times’ nuk e lë pa e përmendur prejardhjen e Shaqirit, Xhakes, Valon Behramit dhe Blerim Xhemajlit duke e rikujtuar luftën për pavarësi të Kosovës.
1fweffewefw-470x323

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook