Ballina Aktualitet Grabitësit “thyejnë” banesën, vjedhin një shumë të madhe parash

Grabitësit “thyejnë” banesën, vjedhin një shumë të madhe parash

Një shumë e madhe parash është grabitur në një banesë në Sarandë, në mesnatën e së martës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shalës të Konispolit, në banesën e shtetases S.D., 57 vjeçe.

Gruaja ka deklaruar se persona ende të pa identifikuar, kanë vjedhur në banesën e saj 9500 euro.

Policia njofton se e dëmtuara ka bërë denoncim në policinë e Sarandës, pasi ka zbuluar mungesën e parave në banesë.

Aktualisht nga ana e uniformave blu po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. 

Ndërkohë lidhur me këtë ngjarje materialet u referuan në Prokurorinë e Sarandës për ndjekje të mëtejshme.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook