Ballina Aktualitet Grabitet kambisti në Peqin, tre persona me armë dhe maska i’a marrin...

Grabitet kambisti në Peqin, tre persona me armë dhe maska i’a marrin të gjitha paratë

Tre persona të armatosur kanë hyrë në një banesë dhe kanë grabitur me dhunë një kambist në Peqin.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, rreth orës 01:30, pranë spitalit.

Hajdutët kanë grabitur banesën e 57-vjeçarit me iniciale B.T, të cilët kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash në valutë të huaj.

Sipas informacioneve të marra mësohet se 57-vjeçari ka qenë në gjumë së bashku me bashkëshorten e tij, ndërsa fëmijët i ka në emigracion.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka marrë në pyetje çiftin për të mësuar detaje rreth ngjarjes, ndërsa akoma nuk kanë dalë në një njoftim zyrtar.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook