Ballina Aktualitet Grabitet një kazino me armë në Tiranë, policia thyen rekorde dhe e...

Grabitet një kazino me armë në Tiranë, policia thyen rekorde dhe e kap autorin për punë minutash

SHPËRNDAJE

Policia Tiranës ka arritur të arrestojë në një kohë fare të shkurtër e cila mund të konsiderohet rekord personal nga to, një person i cili ka grabitur një kazino tek autostrada Tiranë-Durrës nën kërcënimin me armë që ky i fundit kishte bërë.

Gjatë arrestimit mësojmë se shtetasit Duart Berziu, 48 vjeç i janë gjetur edhe 6 doza lënde narkotike e cila dyshohej se ishte kokainë. Atij ju gjet në motorr edhe shuma e madhe prej 18.000 mijë lekësh të reja.

Njoftimi i Policisë

Shërbimet e policisë të D.V.P. Tiranë, pas një pune efikase dhe profesionale, bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e shtetasit:

 

– Duart Berziu, 48 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi:

Më datë 08.08.2017, rreth orës 17:50, në një kazino në autostradën Durrës-Tiranë, nën kërcënimin e një arme tip pistoletë i ka marrë një shumë lekësh punonjësit të kazinos dhe më pas është larguar me një motor pa targa.

Në momentin e arrestimit, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin motor tip “Zongshen”, iu gjetën 6 doza lëndë narkotike, e dyshuar e llojit kokainë si dhe një shumë prej 18.000 lekë të reja.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
– Mjeti motorr tip “Zongshen”.
– 6 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë.
– 18 000 lekë të reja.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Prodhim dhe shitja lëndëve narkotike”.

Comments

comments

SHPËRNDAJE

Policia arreston 14-vjeçarin, plagosi me thikë adoleshentin (FOTO)

Vjen surpriza e Edi Ramës për të gjithë punonjësit e administratës

Reagon ish-ministri i LSI: “Largimi i Llallës, loja me peshq e me sorra mbaroi!”

VIDEO/ Basha deklaron: Edi Rama nuk do të emërojë Prokurorin e Përgjithshëm

Deklarata e Ministrisë së Brendshme: “Arratia e ish-shefave të policisë, ja çfarë ka ndodhur

Deklarata e Bashës: “Këmbanat po bien, Edi Ramës po i vjen fundi”

Mbledhja e Këshillit Bashkiak/ Socialisët duartrokasin për arritjet e Veliajt, përgjigja e demokratëve: “Parti Enver jemi gati kurdoherë”

Rritje pagash në sektorin e Zjarrfikësit. Bashkia e Tiranës propozon projektvendimin

Berisha ironizon urdhër arrestet e katër policëve, “Rama firmos azilin politik të narkodrejtorëve”, ja emrat

Panairi Dimëror në Grand Place, Bruksel. Erion Veliaj i uron rrugë të mbarë përfaquesve shqiptarë

Artikulli paraprakDebatojnë në rrugë, gangsteri me “BMW” i vë pistoletën në kokë 23-vjeçarit
Artikulli tjetërBabë e bir u hipën gjaku në kokë dhe plagosin me thikë 32-vjeçarin në Tiranë, policia i kap gafil