Ballina Aktualitet Grabitet vila në Ksamil, hajdutët lidhin dhe dhunojnë një person

Grabitet vila në Ksamil, hajdutët lidhin dhe dhunojnë një person

Tre persona me maska dhe të armatosur kanë hyrë në një vilë në Ksamil, ku kanë lidhur dhe rrahur 24-vjeçarin që ndodhej në banesë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:30.

Autorët e maskuar i kanë marrë çelsat e banesës dhe kanë hyrë për të vjedhur.

Hajdutët i kanë marrë mjetin tip “Benz”, me targa AA 322 DP, dhe janë larguar.

Njoftimi i Policisë:

Ksamil,Sarandë

Informacion paraprak

Më datë 12.01.2018, Salla Operative Sarandë është njoftuar prej shtetasit P.L., se në banesën e tij i kanë shkuar tre shtetas të maskuar dhe te pajisur me armë zjarri, ku e kanë rrahur e lidhur.

Shërbimet Policore kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se:

Në Ksamil, rreth orës 07:30, në banesën e shtetasit P.L., (ndërtesë tre katëshe, e cila përdoret si shtëpi pushimi gjatë sezonit veror), kanë shkuar tre shtetas të maskuar e të armatosur me armë zjarri, të cilin e kanë rrahur e goditur me qytën e armës dhe e kanë lidhur.

Autorët e maskuar i kanë marrë çelsat e banesës dhe kanë hyrë për të vjedhur.

Më pas i kanë marrë dhe mjetin tip “Benz”, me targa AA 322 DP, dhe janë larguar.

Policia ka ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook