Ballina Aktualitet Grabitja në Prokurorinë e Durrësit, arrestohen dy persona të dyshuar (Emrat)

Grabitja në Prokurorinë e Durrësit, arrestohen dy persona të dyshuar (Emrat)

Policia e Durrësit ka arrestuar mbrëmjen e djeshme dy persona të cilët dyshohet se janë autorët e grabitjes në Prokurori.

Më urdhër të Prokurorisë, policia ka ndaluar dy persona, një nga Durrësi e tjetri nga Sukthi. Ato janë Artur Isa dhe Besnik Bushi.

Zyra e prokurorit që heton skandalin e pronave në Ishëm por edhe zyrtarë të pushtetit lokal e qendror në Durrës ra pre e vjedhjes në orët e para të së enjtes.

Prokuroria ka dyshime se pas grabitjeve të bujshme që organit të akuzës në Durrës është një grup i strukturuar kriminal.

Dosjet të zyrtarëve të lartë nën hetim u grabitën mbrëmjen e kaluar nga persona që u futën në zyrën e prokurorit Afrim Shehu, ndërsa më pas dëmtuan serverin qëndor dhe sistemin e kamerave të sigurisë.

Mister mbetet mënyra si ata arritën të futen brenda prokurorisë, çka ka përforcuar dyshimet për një bashkëpunëtor të brendshëm, të autorëve të grabitjes në institucion.

Njoftimi i Prokurorisë një ditë më parë mbi ngjarjen:

Me date 24.05.2018 ne oren 06:30 eshte konstatuar nga ana e punonjesve te prokurorise se ne ambientet e prokurorise kishte nderhyrje nga persona te paidentifikuar, te cilet me sende te forta kane hapur deren e Zyres se Serverit ku eshte konstatuar se jane demtuar dhe marre pajisje elektronike qe regjistrojne kamerat e sigurise, etj. Po keshtu eshte konstatuar se keto persona kane hapur me force edhe zyren e nje prokurori dhe nje zyre tjeter te oficereve te policise gjyqesor. Ngjarja ka ndodhur gjate oreve te vona te nates kur Godina e Prokurorise ruhej nga punonjesit e Policise Private, ShPSRF.

Lidhur me rastin eshte regjistruar procedimi penal per nenet 293/c/2 dhe 313/a dhe 333/a dhe 334 i Kodit Penal dhe po kryhen veprime ne menyre intensive nga grupi hetimor ne  lidhje me percaktimin e faktit dhe identifikimin e autoreve te vepres.

LEXO EDHE:  FOTO/ Tmerruan Berlinin, kush janë tre shqiptarët që grabitën 55 shtëpi në një muaj (Emrat)