Ballina Aktualitet Gruaja gjendet e plagosur në rrugë, ja dyshimet e para të policisë

Gruaja gjendet e plagosur në rrugë, ja dyshimet e para të policisë

Një 40-vjeçare është gjetur e plagosur në rrugë në aksin Pogradec-Korçë, pranë vendit të quajtur “Lapidari i Petrushës”.

Policia njofton se: Më datë 07.06.2018, rreth orës 05:20, jemi njoftuar se në aksin rrugor Pogradec-Korçë, në vendin e quajtur “Lapidari i Petrushës” është gjetur e dëmtuar një shtetase rreth 40 vjeçe, në anë të rrugës, e cila dyshohet se mund të jetë aksidentuar nga ndonjë automjet, që më pas është larguar nga vendngjarja

E plagosur u transportua në Spitalin e Pogradecit për të marrë ndihmë mjekësore, ku aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë policia ka ngritur një grup  hetimor dhe po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook