Ballina Aktualitet Gruaja nga Bulqiza humb trinjakët, nuk kishte mjek

Gruaja nga Bulqiza humb trinjakët, nuk kishte mjek

Në qytetin e Bulqizës ka ndodhur një ngjarje e rëndë pasi një grua ka humbur tre fëmijët e saj në muajin e pestë të shtatëzanisë.

E.Rexhepi kishte ardhur nga fshatrat në spitalin e Bulqizës ku nuk ka as mjek gjinekolog dhe sallë operacioni. Ajo lindi fëmijën e parë me asistencën e infermiereve dhe pati shumë vështirësi me dy foshnjet e tjera.

Stafi i mjekëve gjinekolog ka ardhur nga Tirana me helikopter në Bulqizë por fatkeqsisht shumë vonë për fëmijët.

Të tre fëmijët nuk kanë mundur të mbijetojnë për shkak të komplikacioneve. Por gjendja e gruas është stabilizuar dhe për momentin është jashtë rrezikut për jetën falë ndërhyrjes së mjekëve.

30-vjeçarja kishte ardhur nga një zonë e thellë e Bulqizës, Ostreni, dhe i është dashur të udhëtojë me kalë rreth një orë. Më pas një makinë e zonës e ka sjellë në spitalin e Bulqizës.  Gruaja ka thënë se ka qenë duke kryer punë bujqësie të rënda deri kur i kanë nisur dhimbjet që është nisur në spital.