Ballina Aktualitet Hajdutët bëjnë kërdinë në Dukat, nuk kursejnë as kryeplakun

Hajdutët bëjnë kërdinë në Dukat, nuk kursejnë as kryeplakun

Shtëpitë e fshatit Dukat në Vlorë po grabiten në masë. Jo vetëm banesat e emigrantëve të cilët nuk banojnë në fshat dhe gjejnë çdo gjë të shkatërruar kur kthehen, por edhe ajo e kryetarit të fshatit janë grabitur.

Hajdutët të cilët nuk dihet ende se kush janë kanë zhveshin deri edhe muret duke vjedhur telat e energjisë elektrike.

Banorët kërkuan ndihmë në “Ti Raporton” në Top Channel duke kërkuar madje edhe publikisht që policia të vendosë patrulla në zonë për të parandaluar vjedhjet e mëtejshme.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook