Ballina Aktualitet “Hajduti i pulave që don të bëhet deputet”, rrëfimi i Namik Dokle

“Hajduti i pulave që don të bëhet deputet”, rrëfimi i Namik Dokle

“Një hajdut pulash që kërkon të bëhet deputet”. “Një oborr shtëpie i zbrazur nga njerëzit e i mbushur nga ferrat”. “Një arkivol emigranti që qahet nga familja e gabuar”.

Ish-deputeti socialisht Namik Dokle sjell pak nga episodet e romanit “Lulet e skajbotës”, ku në të përshkruhet Shqipëria e tranzicionit të zgjatur.

Në këtë roman tregohet se si emigracioni merr me vete dhe trurin dhe inteligjencën e kombit dhe lë hapësira për promovimin e njerëzve të pamoralshëm e të pa arsimuar.

“Jam përpjekur të përshkruaj një realitet dramatik të sotëm që është një realitet dramatik në të gjithë vendin. Ka edhe personazh në libër që, siç e kam thënë nga hajdut pulash bëhet biznesmen i madh dhe nga biznesmen i madh synon të bëhet deputet, edhe pse ka diplomën e universitetit dhe përgatitet për kandidat shkencash ndërkohë që nuk ka dëftesën e tetë-vjeçares.”, tregon Dokle Dokle, i cili ka investuar dekada nga jeta e vetë në politikë, thotë se kjo e fundit i ka shkaktuar shumë plagë shoqërisë.

“Një personazh në libër thotë që: po ikin djemtë dhe oborret tona po i zë gjëma e ferrave. Tranzicioni është koha që ndanë njerëzit në fajtorë dhe në vuajtës dhe realisht ka pasur shumë ngjarje që mund të shmangeshin dhe duheshin shmangur pa tjetër që njerëzit e thjeshtë të mos vuanin siç kanë vuajtur. Më shumë i drejtohem këtyre njerëzve dhe nëpërmjet tyre dh institucioneve që bëjnë politika që të mos braktiset vendi! Le të lëvizim lirshëm por të mos braktisim atë çfarë na ka lënë natyra dhe perëndia! Sot, sipas mendimit tim, nuk ka të gjithë bashkëvujatës dhe bashkëfatorë, por ka fajtorë dhe vuajtjes dhe vuajtësit janë nga njëra anë dhe fajtorët nga ana tjetër”, tha Dokle.

LEXO EDHE:  FAKSIMILE/ Çipi dhe Budina, dy drejtuesit e protestës për teatrin, të dënuar për vjedhje fondesh të filmave

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook