Ballina Aktualitet Hapet thesi/ Nga makinat dhe orenditë e zyrave tek këpucët, ja blerjet...

Hapet thesi/ Nga makinat dhe orenditë e zyrave tek këpucët, ja blerjet që do të bëjë qeveria…

Qeveria ka miratuar vendimin që ngarkon Agjensinë e Blerjeve të Përqëndruara, për kryerjen e proçedurave të prokurorimit publik në emër dhe për llogari të Kryeministrisë e ministrive.

Referuar vendimit, proçedurat do të nisin për blerje makinash, orendi zyrash, uniformash, karburantesh, etj, pasi të kenë depozituar kërkesat që kanë brenda datës 28 shkurt.

V E N D O S I:

1. Ngarkimin e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, si organ qendror blerës, për prokurimin e fondeve buxhetore, me vlerë mbi kufirin monetar të prokurimeve me vlera të vogla, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, ministrive, institucioneve në varësi të Kryeministrit e të ministrave të linjës, për blerjen e mallrave dhe të shërbimeve, si më poshtë vijon:

1.1. Blerje automjetesh;

1.2. Blerje karburanti, përveç vajgurit Jet A1;

1.3. Blerje materialesh kancelarie;

1.4. Blerje orendish dhe pajisjesh për mobilim zyrash;

1.5. Blerje materialesh të ndryshme për pastrim;

1.6. Blerje uniformash dhe elementesh të tjera përbërëse të tyre;

1.7. Blerje këpucësh;

1.8. Blerje pjesësh këmbimi për automjete, për shërbimet profilaktike;

1.9. Blerje tonerash;

1.10. Sigurim automjetesh;

1.11. Shërbim gatimi dhe shpërndarje ushqimi;

1.12. Shërbim pastrimi;

1.13. Shërbim lyerjeje dhe mirëmbajtjeje ndërtesash;

1.14. Riparim dhe mirëmbajtje automjetesh;

1.15. Botime, printime dhe materiale shtypshkrimi;

1.16. Blerje materialesh të buta dhe veshmbathje;

1.17. Riparim, mirëmbajtjeje sistemi të ngrohje-ftohjejeve;

1.18. Mirëmbajtje impiantesh elektrike;

1.19. Blerje pajisjesh laboratorike, me përjashtim të atyre mjekësore;

1.20. Shërbime dezinfektimi;

1.21. Shërbim i ruajtjes dhe i sigurisë fizike;

1.22. Blerje artikujsh ushqimorë;

1.23. Blerje pajisjesh kondicionimi;

1.24. Shërbim gjelbërimi;

1.25. Shërbim mirëmbajtjeje rutinë dhe dimërore të rrugëve.

2. Përjashtimisht, lejohet:

2.1  Ministria e Mbrojtjes t’i realizojë vetë procedurat e prokurimit për:

a) blerje uniformash, veshmbathjesh dhe elementesh të tjera përbërëse  të tyre;

LEXO EDHE:  Sfida e Ramës për Bashën: "Më vërteto që janë 400 milionë euro dhe do jap dorëheqjen, nëse jo e jep ti?"

b) blerje këpucësh.

2.2Ministria e Mbrojtjes dhe institucionet e saj të varësisë të realizojnë vetë procedurat e prokurimit me objekt “Riparim dhe mirëmbajtje automjetesh”.

3. Përjashtohen nga zbatimi i këtij vendimi përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Republikës së Shqipërisë, të akredituara jashtë vendit.

4. Lidhur me objektet e përmendura në pikat 1.6, 1.11, 1.13 dhe 1.19, të pikës 1, të këtij vendimi, Agjencia e Blerjeve të Përqendruara do të endërzojë/do të fillojë kryerjen e procedurave të prokurimit me paraqitjen e çdo kërkese të paraqitur nga autoritetet kontraktore.

5. Autoritetet kontraktore, institucionet e përmendura në pikën 1 të këtij vendimi, brenda 5 (pesë) ditëve nga hartimi i regjistrit të parashikimit të procedurave të prokurimit, të dërgojnë në Agjencinë e Blerjeve të Përqendruara, si organ qendror blerës të dhënat teknike e sasiore dhe fondin përkatës, për mallrat e shërbimet përkatëse.

Agjencia e Blerjeve të Përqendruara duhet të informojë Agjencinë e Prokurimit Publik në çdo rast kur konstaton mosrespektimin e afatit kohor të përcaktuar në këtë pikë.

6. Agjencia e Blerjeve të Përqendruara duhet të unifikojë specifikimet teknike për mallra dhe shërbime të të njëjtit lloj, në përputhje me standardet e miratuara, në bashkëpunim me specialistët e fushave të institucioneve përgjegjëse ose specialistë të jashtëm, vendas a të huaj, e të hartojë katalogët e standardeve, të cilët miratohen me udhëzim të ministrit të Brendshëm.

7. Agjencia e Blerjeve të Përqendruara duhet të prokurojë, nëpërmjet marrëveshjes kuadër, mallrat dhe shërbimet e vazhdueshme dhe të unifikuara. Kategoritë konkrete të mallrave dhe shërbimeve, të cilat do të prokurohen nëpërmjet marrëveshjes kuadër, përcaktohen sipas udhëzimeve të Agjencisë së Prokurimit Publik.

Në këtë rast, Agjencia e Blerjeve të Përqendruara ka këto detyra dhe përgjegjësi:

a) Të zhvillojë procedurat e prokurimit deri në nënshkrimin e marrëveshjes kuadër;

LEXO EDHE:  Deputeti i PD: Qeveria merr borxhe në emër të shqiptarëve dhe në fund...

b) Të përllogaritë fondin limit për mallrat dhe shërbimet që do të prokurohen. Në rastin kur si kriter vlerësimi i ofertës/ofertave fituese është çmimi për njësi, fondi limit do të jetë çmimi i përllogaritur për çdo artikull apo shërbim.

c) Të shqyrtojë ankesat e operatorëve ekonomikë deri në shpalljen e njoftimit të operatorëve të suksesshëm.

8. Në rastin kur Agjencia e Blerjeve të Përqendruara kryen procedura prokurimi për të lidhur kontratë dhe jo marrëveshje kuadër, ka këto detyra dhe përgjegjësi:

a) Të zhvillojë procedurat për prokurimin e përqendruar të këtyre mallrave dhe shërbimeve deri në shpalljen e fituesit;

b) Të bashkërendojë punën me autoritetet kontraktore për mbledhjen e përpunimin e të dhënave për prokurimet publike, që do të zhvillojë  si organ qendror blerës;

c) Të verifikojë përputhshmërinë e kërkesave të dërguara nga autoritetet kontraktore me ligjin dhe standardet në fuqi;

ç) Të përllogaritë fondin limit për përcaktimin e të dhënave sasiore për mallrat dhe shërbimet, që do të prokurohen, para publikimit të tenderit. Në këto raste, organi qendror blerës vë në dijeni autoritetet kontraktore;

d) Të shqyrtojë ankesat e operatorëve ekonomikë deri në shpalljen e njoftimit të fituesit.

9. Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, në raste përjashtimore, mund të zhvillojë procedurë prokurimi edhe kur kërkohet nga një autoritet a një grup autoritetesh kontraktore, mallra a shërbime, që nuk janë përcaktuar në këtë vendim.

10. Agjencia e Blerjeve të Përqendruara në rast se autoritetet kontraktore kanë kërkesa, pasi është bërë publikimi i njoftimit të kontratës së prokurimit, verifikon arsyet e vonesës dhe shpall procedurën e re të prokurimit për këto kërkesa.

Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, duhet të informojë Agjencinë e Prokurimit Publik në çdo rast kur konstaton vonesa në paraqitjen  e kërkesave nga autoritetet kontraktore, pas publikimit të njoftimit të kontratës.

LEXO EDHE:  "Miqtë e Shqipërisë", flet Rama: Fantazmat e së shkuarës nuk do të cënojnë Shqipërinë

11. Agjencia e Blerjeve të Përqendruara ka të drejtë të monitorojë në çdo kohë zbatimin e kontratave nga autoritetet kontraktore. Në përfundim të monitorimit harton një raport për korrektësinë dhe cilësinë e zbatimit të kontratës. Një kopje e këtij raporti i dërgohet Agjencisë së Prokurimit Publik.

12. Ngarkohet Agjencia e Prokurimit Publik të udhëzojë autoritetet kontraktore për zbatimin e këtij vendimi.

13. Agjencia e Blerjeve të Përqendruara planifikon dhe kryen procedurat e prokurimit për mallrat dhe shërbimet e mëposhtme, duke filluar nga data 1 janar 2019:

a) Riparim, mirëmbajtje e sistemit ngrohje-ftohje;

b) Riparim dhe mirëmbajtje automjetesh;

c) Mirëmbajtje impiantesh elektrike;

ç) Shërbim i ruajtjes dhe sigurisë fizike;

d) Blerje artikujsh ushqimorë;

dh) Blerje pajisjesh kondicionimi;

e) Shërbim gjelbërimi;

ë) Shërbim mirëmbajtjeje rutinë dhe dimërore të rrugëve.

14. Përjashtimisht, për vitin 2018, autoritetet kontraktore, institucionet e përmendura në pikën 1 të këtij vendimi, të dërgojnë në Agjencinë e Blerjeve të Përqendruara, si organ qendror blerës, të dhënat teknike e sasiore dhe fondin përkatës për mallrat dhe shërbimet përkatëse, brenda datës 28 shkurt 2018.

15. Vendimi nr.28, datë 14.1.2015, i Këshillit të Ministrave, “Për ngarkimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, për kryerjen e procedurave të prokurimit publik, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, ministrive dhe institucioneve të varësisë, për disa mallra e shërbime”, i ndryshuar, shfuqizohet.

16. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Agjencia e Blerjeve të Përqendruara dhe institucionet e përmendura në pikën 1.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook