Ballina Aktualitet Harron lobimin rus dhe flet për drejtësi, Basha kërkon që të dalin...

Harron lobimin rus dhe flet për drejtësi, Basha kërkon që të dalin para gjykatës Dako, Sejdini, Tahiri dhe…

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas mbledhje me grupin parlamentar të partisë së tij ka dalë në një deklaratë për shtyp, ku ka bërë thirrje që të hetohen të gjithë zyrtarët që janë të akuzuar.

Sipas Bashës, ai dhe partia e tij do që para drejtësisë të dalin Saimir Tahiri, Qazim Sejdini, Vangjush Dako dhe shumë zyrtarë të tjerë të akuzuar nga opozita.

“Nuk ka drejtësi pa u vënë të gjithë këta para drejtësisë dhe të marrin dënimin që meritojnë”, theksoi Basha.

Pjesë nga deklarata

Ne kemi një mesazh për të gjithë qytetarët, mos harroni, mos heshtni, kërkoni llogari se çfarë po bën drejtësia për çështjet kapitale në vend. Ne duam të dimë kur do të dalë Tahiri para drejtësisë. I akuzuar dhe i përgjuar nga anti-mafia italiane si njeriu kyç i drogës kur ishte ministër i Brendshëm dhe krahu i djathtë i Ramës.

Ne duam të dimë kur do të vihet para drejtësisë kupola e policisë së shtetit, e cila ka ikur në arrati, po kështu të akuzuar drejt për drejtë si pjesëmarrës në trafikun e drogës dhe në bashkëpunim me organizatat kriminale.

Ne duam te dime se kur do dale para drejtesise Dako, i akuzuar se ka bere pazare dhe shkembime per vjedhjen e votave me tenderat dhe koncensionet ne Durres dhe me gjere.

Ne duam te dime se kur do dale para drejtesise Qazim Sejdini dhe grupi kriminal i Elbasanit, nyjes ballkanike te heroines.

Ne duam te dime se kur do kapen anetaret e pakapur te bandes Habilaj, kur do te kapet Klement Balili.

Ne duam te dime se kur do dale para drejtesise dhe kur do hetohet Gjiknuri, i akuzuar publikisht se ka bere pazare me banditet ne kembim te blerjes se votave ne Diber dhe ne Vlore.

LEXO EDHE:  Habisin shkencëtarët: Një gjilpërë me drogë në ditë mund t'i shuajë urinë fëmijëve

Keto jane ceshtje qe ne smund ti leme te harrohen, te anashkalohen dhe te mbulohen nga farsa dhe skandale te tjera te vogla, te cilat absolutisht duhen zbardhur. Por nje gje te jete e qarte: pa u vene keta njerez para drejtesise, pa funksionuar drejtesia ka vetem propagande dhe kjo perben rrezik te jashtezakonshem per vendin.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook