Ballina Aktualitet Hashash dhe kontrabandë cigaresh nga Shqipëria, kapet banda italo-shqiptare

Hashash dhe kontrabandë cigaresh nga Shqipëria, kapet banda italo-shqiptare

karabinieri

Në Brindisi, Itali janë vënë në pranga 9 persona, banda e krijuar prej tyre merrej me trafik droge dhe kontrabandë cigaresh.

Pjesë e grupit ishin dhe disa shqiptarë, emri i të cilit nuk është bërë me dije. Ata ishin përzier me kontrabandë cigaresh nga Shqipëria dhe marijuanë.

Sipas mediave italiane, policia e Brindisit ka finalizuar operacionin duke shkatërruar bandën italo-shqiptare.
 
Hetimet kishin nisur më herët pas të dhënave të shumta që policia grumbulloi, gjë që më pas përfundoi me zbulimin dhe kapjen e grupit kriminal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook