Ballina Aktualitet Ish-ministri i Ramës: Me “hinka” policore dhe provokatorë incidentesh nuk ndalet protesta!

Ish-ministri i Ramës: Me “hinka” policore dhe provokatorë incidentesh nuk ndalet protesta!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar rreth protestës që do të nisë sot në orën 12:00.

Manjani me anë të një statusi në Facebook pohon se do të jetë në protestë, dhe paralajmëron nëse provokatorët që ka futur Fatmir Xhafa në disa autobusë, do arrijnë të jenë të sukseshëm, atëhere përgjegjësia do bjerë direkt mbi të! Të shohim!

Postimi i Ylli Manjanit

Me “hinka” policore dhe provokatorë incidentesh nuk ndalet protesta!

Nëse provokatorët që ka futur Fatmir Xhafa, në disa autobusë, do arrijnë të jenë të sukseshëm, atëhere përgjegjësia do bjerë direkt mbi të!

Ai nuk di mjete të tjera, këto ka mësuar nga partia e tij, por nuk e ndalon dot protestën!

Ende shpresoj se policët e kuptojnë këtë poshtërsi që u është prezantuar sot në mëngjes!

Ndërkohë provokatorët e paguar nga droga, bëjnë mirë të shohin punën e tyre…

Aty do jem në protestë!

Të shohim!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook