Ballina Aktualitet Hiqen si të dehur dhe shtrihen në mes të rrugës, çifti i...

Hiqen si të dehur dhe shtrihen në mes të rrugës, çifti i dashnorëve në Durrës kapen mat nga burri i gruas (VIDEO)

Një ngjarje sa qesharake aq edhe ironike është konsumuar mbrëmjen e sotme në një lokal pranë Muzeut të Dëshmorëve në Durrës.

Një çift dashnorësh, që kanë rrezikuar të kapen në flagrancë nga bashkëshorti i gruas, kanë inskenuar para një lokali një skenë sikur ishin të dehur. Madje dëshmitarët në vendngjarje kanë thirrur edhe ambulancën dhe policinë, pasi çifti ishte i shtrirë në mes të rrugës.

Dëshmitarët kanë thënë për DurrësLajm se një burrë, i cili mësohet se është pronar i një lokali në Durrës, dhe një grua, të dy të moshës rreth 50-vjeç, kanë qenë duke pirë në një lokal, kur papritur aty ka hyrë dhe burri i gruas. Kjo e fundit është ngritur menjëherë dhe është futur në banjë.

Ndërsa burri kërkonte gruan, çifti i dashnorëve u hoq sikur ishin dehur dhe madje u shtrinë në rrugë, në një prej trotuareve në krah të Muzeut të Dëshmorëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë dhe ambulanca që tentuan t’i jepnin ndihmën e parë atyre, siç duket edhe nga pamjet filmike. Madje dhe qytetarët e pranishëm u ofruan t’i jepnin ndihmën e parë.

Por sipas dëshmitarëve gjithçka u inskenua për të mbuluar lidhjen e fshehtë mes të dyve dhe për të shpëtuar nga furia e zemërimit të burrit, që do të kapte në flagrancë gruan e tij me një tjetër.

Video 1

Video 2

Video 3

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook