Ballina Aktualitet I hodhën 2 granata në oborrin e shtëpisë, kush është ish-deputeti i...

I hodhën 2 granata në oborrin e shtëpisë, kush është ish-deputeti i Shkodrës i sapokthyer nga SHBA dhe konfliktet që ka

Në oborrin e banesës së ish-Shefit të Komisariatit në Shkodër Shyqyri Çela janë vendosur 2 granata, ku një prej të cilave ka shpërthyer.

Shpërthimi i granatës ka shkaktuar panik në të gjithë zonën.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se kjo ngjarje ka ardhur si pasojë e konflikteve të hershme, më saktë në vitin 1997-1998.

Sipas burimeve për “Dualajm.com”, Shyqyri Çela përpara se të futej në policinë e shtetit në vitin 1996 ka qenë deputet në Parlamentin e Shqipërisë me partinë Aleanca Demokratike të Neritan Cekaj.

Në vitin 1997 vëllai i tij ka patur disa konflikte me disa persona të tjerë duke shkëmbyer disa të shtëna me persona të tjerë tek teatri “Migjeni”.

Pas asaj ngjarje Shyqyri Çela u largua drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kishte një muaj që kishte ardhur dhe pas ardhjes ndodhi vendosja e granatave në oborrin e banesës në lagjen Rus.

Nga sa mësohet ka vetëm dëme materiale teksa janë dëmtuar xhamat e banesës ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve..

Informacion Paraprak

Më datë 07.06.2018, rreth orës 03.00, jemi njoftuar se në oborrin e banesës të shtetasit Sh. Ç, vjeç 63, banues në lagjen Partizani Shkodër, i kanë hedhur një granatë, e cila ka shpërthyer duke dëmtuar disa xhama të banesës, nuk ka persona të dëmtuar

Nga kqyrja paraprake e vendit të ngjarjes është konstatuar edhe një granatë luftarake e pashpërthyer, ku është kërkuar ndërhyrja e specialistëve të Njësisë Anti-eksploziv.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook