Ballina Aktualitet Holanda sjell në Tiranë kryepolicët e Roterdamit, ja çfarë u diskutua

Holanda sjell në Tiranë kryepolicët e Roterdamit, ja çfarë u diskutua

Pas ngjarjeve të fundit të ndodhur në Shqipëri nga trafiqet dhe krimi i organizuar, Roterdami ka ka sjellë në Tiranë një delegacion të nivelit të lartë.

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë ka njoftuar se: “një delegacion i lartë, ndryshe i njohur si Trekëndëshi i Roterdamit për Rendin Publik dhe Sigurinë, i kryesuar nga kryetari i bashkisë së Roterdamit, Ahmed Aboutaleb, do të vijë për një vizitë zyrtare në Shqipëri, nga data 2 deri më 6 nëntor 2017”.

Pjesë e delegacionit do të jetë kryebashkiaku Ahmed Aboutaled dhe disa krerë të institucioneve ligjzbatuese të Roterdamit.

“Drejtori i Policisë së Roterdamit, Frank Paauw, kryeprokurori i Roterdamit Marc van Nimwegen, drejtori i Aviacionit në Xhandarmërinë Mbretërore, në Ministrinë e Mbrojtjes Brig. Gen, Pieter Simpelaar do të jenë gjithashtu pjesëtarë të këtij delegacioni”, thuhet në njoftim.

Policia e Amsterdamit i ka kërkuar shtetit shqiptar të rivendoste regjimin e vizave pas rasteve të shumta të abuzimit të shqiptarëve me udhëtimin në zonën Shengen.

LEXO EDHE:  FOTO/ Të dehur duke drejtuar makinën me 200 km/h në autostradën Tiranë-Durrës, apeli i policisë

Fokusi i kësaj vizite do të jetë lufta kundër emigracionit të paligjshëm, trafikimit të qenieve njerëzore dhe krimit të organizuar.

Qëllimi i vizitës së krerëve të institucioneve ligjzbatuese të Roterdamit në Shqipëri është përcjellja e shqetësimit që qytetarët dhe autoritete e Roterdamit kanë ndaj rritjes së kriminalitetit me origjinë nga Shqipëria.

“Duhet të kuptohet situata në Shqipëri si dhe faktorët që shtyjnë qytetarët shqiptarë drejt rrugëve të rrezikshme të emigracionit të paligjshëm”, shprehet Ambasada Holandeze.

Së bashku me Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), Holanda dhe Shqipëria po organizojnë një fushatë informuese në lidhje me këtë çështje.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook