Ballina Aktualitet Horror në Shkodër/ I riu mbyt qenin me shkop dhe qesh, rënkimi...

Horror në Shkodër/ I riu mbyt qenin me shkop dhe qesh, rënkimi i tij të këput shpirtin

Një ngjarje e rëndë është raportuar ditën e sotme në fshatin Kosmaqit në Shkodër ju një i ri ka goditur me shkop një qen derisa e ka lënë pa jetë të shtrirë përtokë.

Vrasja makabër është raportuar nëpërmjet një videoje të dërguar në faqen ‘Joq’, ku shihet se i riu qeshte teksa e godiste kafshën, ndërkohë që qeni rënkonte nga goditjet.

“Përshëndetje JOQ! Me një goditje e lë përtokë, pastaj e tërheq dhe e qëllon deri në frymën e fundit. Ka ndodhur në fshatin Kosmaqit, Shkodër. Ky që e ka goditur mban inicialet H.S dhe nuk ka pasur asnjë lloj arsyeje për ta vrarë qenin, thjesht kot.”- ka shkruar qytetari.

Vrasja e qenit on Vidnews.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook