Ballina Aktualitet Humbi jetën pasi e hodhën nga makina në Itali, del autopsia e...

Humbi jetën pasi e hodhën nga makina në Itali, del autopsia e parë për vrasjen e 20-vjeçares Anxhela Meçani

Ka dalë autopsia e parë e vajzës 20-vjeçare nga Fieri, e cila humbi jetën në mënyrë barbare pasi u hodh nga makina në Itali.

Anxhela Meçani vdiq në spitalin Santa Croce në Moncalieri. Sipas autopsisë së parë del se 20-vjeçarja nuk ishte dhunuar përpara se të hidhej në asfalt mbrëmjen e së shtunës.

Thuhet se Anxhela punonte si prostitutë në shtetin fqinj, dhe besohet se shkak i ngjarjes mund të jetë mosbindja e saj për aktivitetin në rrugë dhe tutorët e kishin të qartë qëllimin: ta dënonin rëndë ose në rastin më të keq ta vrisnin.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook