Ballina Aktualitet I shkrumbohet makina në qytetin e Durrësit, pronari jep dëshmi mbi të...

I shkrumbohet makina në qytetin e Durrësit, pronari jep dëshmi mbi të dyshuar të mundshëm në polici.

Pas djegies së makinës në afërsi të kryqëzimit në stadiumin “Niko Dovana” në qytetin e Durrësit, pronari i makinës me targa AA 432 PL është shoqëruar për të dëshmuar në zyrat e policisë. 

Makina tip “Benz” me targa AA 432 PL ka qenë objektiv i zjarrvënies ndërsa makina ngjitur me targa AA 581 JJ ka marrë flakë pasi ka qenë e parkuar afër makinës së objektivit. 

Pronari i mjetit ka deklaruar për policinë se nuk ka asnjë hasmëri dhe se nuk di qëllimin e zjarrvënies, pasi nuk ka konflikte me askënd.

Vazhdojnë hetimet dhe ndërkohë po vëzhgohen dhe filmimet e kamerave të bizneseve në vendin e ngjarjes për të zbuluar më shumë rreth personave që kryen ngjarjen.