Ballina Aktualitet INSTAT/ Shqipëria po plaket, popullsia shënon ulje drastike në lindshmëri

INSTAT/ Shqipëria po plaket, popullsia shënon ulje drastike në lindshmëri

Popullsia e Shqipërisë po plaket me ritme të shpejta duke u shndërruar në shqetësim madhor për të ardhmen në vend.

Sipas Institutit të Statistikave rekordi negativ i 2016-ës po përkeqësohet edhe më shumë këtë vit.

Numri i lindjeve për tremujorin e tretë 2017, rezulton 7.203, duke shënuar një rënie me 20,7 %, në krahasim me tremujorin e tretë 2016. Numri i vdekjeve për tremujorin e tretë 2017 rezulton 4.853, duke shënuar një rritje prej 3,7 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2016.

Gjatë tremujorit të tretë 2017, numri i lindjeve tejkaloi me 2.350 numrin e vdekjeve. Shtesa natyrore e popullsisë, për tremujorin e tretë 2017, pasqyron një rënie me 46,7 %, në krahasim me tremujorin e tretë 2016.

LEXO EDHE:  HARTA/ Shqipëria shënon progres, vendi i dytë në Ballkan për…

Ekonomia e shtetit duket të ketë pasoja të rënda nëse vazhdon me këto ritme, ndikuar kjo dhe nga pjesa tjetër e të rinjve të cilët kanë emigruar në masë jashtë territorit shqiptar.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook