Ballina Aktualitet Investimet si “Thembra e Akilit”, BB: Qeveria s’ka transparencë për koston e...

Investimet si “Thembra e Akilit”, BB: Qeveria s’ka transparencë për koston e plotë

Banka Botërore ka bërë publik të plotë dokumentin e Vlerësimit për Performancën në Shpenzimet Publike dhe Përgjegjësinë Financiare të Shqipërisë.

Raporti merr në analizë shtatë shtylla: besueshmërinë tek buxheti, transparencën në financat publike, menaxhimi i aseteve dhe detyrimeve, strategjia fiskale dhe e buxhetimit, parashikueshmëria dhe kontolli për zbatimin e buxhetit, auditimi dhe raportimi, kontolli dhe auditi i jashtëm.

Investimet, transparenca në diskutim
Ekspertët e Bankës Botërore vlerësojnë se raportimi që bëhet për investimet në buxhet është i mangët në raport me atë që përcakton vetë ligji organik.

“Buxheti përfshin informacion për shpenzimet kapitale aktuale dhe ato të klasifikuara sipas programeve por nuk përfshin informacion për koston totale të projekteve dhe as një ndarje me nënprograme ose projekte. Edhe pse neni 29 i Ligjit organik të buxhetit nënvizon që buxheti duhet të prezantojë të dhëna të detajuara për projektet kapitale, përfshirë vlerën totale të kontratës shuma që është shpenzuar për projektin deri në vitin buxhetor, alokimin në vitin buxhetor dhe vlerësimet për dy vite të tjera si dhe burimet e financimit, ky informacion nuk jepet. Mungesa e transparencës për koston totale të projekteve “minohet” edhe më shumë nga grupi i projekteve, një pjesë e mirë e të cilave praktikisht janë komponentë të atyre që janë projekte më të mëdhenj për shembull mbikqyrje projekti ose shpronësime që në mënyrë rutinore identifikohen si projekte të ndara nga komponenti i ndërtimit duke e bërë të vështirë të llogarisësh koston totale të projektit” thuhet në dokument.

E ndërsa kuadri rregullator dhe ai i monitorimit janë të plotësuar, problem sipas Bankës Botërore është sistemi i monitorimit. Kjo lidhet me numrin e kufizuar të burimeve njerëzore ku një supervizori i takon të monitorojë 5-10 kontrata në rastet e atyre me financim të brendshëm për shkak të numrit të lartë të kontratave.

LEXO EDHE:  Bllokohet sot autostrada Tiranë-Durrës, nis ndërhyrja urgjente për rikonstruksion, ja si do të qarkullojnë makinat deri më 1 korrik

“Nga ana tjetër sfidë është mungesa e fondeve të mjattueshme dhe pamundëisa për t’I financuar në kohë. Prandaj është e rëndësishme që shpenzimet e të ardhmes të jenë në linjë me me të ardhurat për të parandaluar akumulimin e detyrimeve të prapamebtrua ndaj kontraktorëve. Kjo kërkon një angazhim për të mos nisur rehabilitime dhe ndërtime nga e para nëse nuk janë siguruar paratë” vijon raporti.

Mjegulla në detyrimet e tjera
Për Bankën Botërore raportimi i detyrimeve të prapambetura duhet të shkojë përtej atyre tipike që njihen në investime. Qeveria duhet të përfshijë në raportim situatën e korporatave publike, partneriteteve publike private dhe çështjeve gjyqësore.

“Janë një seri zërash me detyrime të prapametura ku shteti mund të përmirësonte montorimin dhe raportimin e aseteve dhe detyrimeve. Dokumentet e buxhetit tregojnë transferta ndaj korporatave publike dhe llogaritë e tyre janë publikisht të disponueshme por nuk ka një deklaratë të konsoliduar financiare të portofolit të qeverisë dhe aktivitetit thuajse fiskal të kompanive. Detyrime kontigjence të detajuara në formën e garancive shtetërore monitorohen dhe publikohen në baza tre mujore. Programi i reformave 2017-2019 përmban informacion për detyrimet e tjera të kontigjencës siç janë Partneritetet Publike Privae që krijojnë detyrime direkte për buxhetin. Gjithsesi nuk ka një raport të rregullt dhe të kuptueshëm për PPP apo detyrimet e tjera të detajuara në formën e sigurimit të depozitave, katastrofave, sigurimit të bujqësisë, çështjeve gjyqësore brenda vendit dhe atyre jashtë” thuhet në raport./monitor.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook