Ballina Aktualitet Ironia “therëse” e Vasilit: Edhe i “sukseshëm” edhe e shkarkuan Haki Çakon

Ironia “therëse” e Vasilit: Edhe i “sukseshëm” edhe e shkarkuan Haki Çakon

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka ironizuar ashpër largimin nga detyra të kreut të Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Sipas Vasilit “të suksesshmit” qeveria i heq nga detyra, ndryshe nga vendet e tjera.

Pavarsisht ndihmës që Çako ka dhënë në luftën kundër krimit, kryeministri ia shpërbleu duke e shkarkuar.

Ja shkrimi i plotë i Petrit Vasilit në “Facebook”:

“Edhe i ‘sukseshem’ edhe e shkarkuan Haki Çakon.
Te “sukseshmit” zakonisht dekorohen ndersa keta i heqin.
Gjithe ajo droge pa fund ne kohen e Çakos ishte nje arritje e ‘papare’ dhe me parate e se ciles kryeministri bleu zgjedhjet.
Cfare kryeministri mosmirenjohes, si e shiti ish drejtorin me te cilin priu dhe be njesh me bandat dhe trafikantet ne 25 qershor dhe me te cilin na vuri ne faqet e para te te gjithe medias boterore”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook