Ballina Aktualitet Ish-deputeti kaubojs i kushton një dedikim të veçantë gruas së tij për...

Ish-deputeti kaubojs i kushton një dedikim të veçantë gruas së tij për Shën Valentin (Foto)

Ish-deputeti kaubojs, Eduart Ndocaj ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për t’i uruar gras së tij Shën Valentinin, ditën e të dashuruarve.

Ndocaj ka publikuar në rrjetin e tij social “Facebook”një poezi dhe dy piktura, ku ish deputeti kujton kohën kur kur është njohur me të shoqen dhe kur nuk kishte rëndësi ana materiale por ajo shpirtërore.

Postimi i plotë:

“Gezuar shen Valentina ime.

Kur dashuroheshim në kohën tonë,
Kur tretesha dhe digjesha për ty,
Nga njeri-tjetri letrat vinin vonë,
Kalonte dhe një muaj apo dy.

Po ndofta dashuria mbahej gjallë,
Se zjarrin mbanin letrat në udhëtim
Me bicikletë a mushkë apo me kalë
Në vapë e shi, dëborë dhe thellim

Kur dashuroheshim në kohën tonë
Me zor na vinin letrat itali shqiperin e shkret
Nuk kishim nëpër dhoma telefonë
Dhe në ëndërr s’kishte faks dhe internet.

Megjithatë më mirë që nuk kishte
As telefon as internet, as faks,
Se fjalë e nisur shpejt dhe mund ta vriste
Një dashuri të vjetër për një çast.

Të gjitha historit e dashurise
Me pëlqejnë se Janë te bukura
Por historia jonë e dashurise
Është ajo më e perferumja ime
Të dua Valentina je shetnesha im ne toke.
Shen Valentina ime gëzuar.”

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook