Ballina Aktualitet Ish-deputeti “kaubojs” mesazh për Ramën, “E ke kabinetin plotë me qirje”

Ish-deputeti “kaubojs” mesazh për Ramën, “E ke kabinetin plotë me qirje”

Edi Rama mori vëmendjen e të gjithve ditën e djeshme pas fjalëve që përdori në greqisht.

 “Qirje” dhe “Palikari”, ishin fjalët që përdori kryeministri, ku direkt pas fjalimit filluan ironizimet dhe komentet.

Madje edhe ish-deputeti “kaubojs” reagoi për fjalët që përdori kryeministri Edi Rama, duke e cilësuar kabinetin e Ramës “plotë me Qirje”.

Statusi i plotë:

Deklarata e Ndocajt

Mirëmëngjesi të gjithëve! Dje po ndiqja parlamentin dhe me të thënë të drejtën tani është bërë parlament me i vu atë pullën e kuqe, pavarësisht se kryeministri e ka pasur gjithmonë ves.

Dje po fliste greqisht, duke fol me Dulen dhe i thoshte Dules Palikari. Ishte e fortë ajo batuta e Salianjit që tha se na ka mbet kryeministri me Palikarin në gojë.

Eshte e vertete, por nuk i shkon kjo fjalë Ramës, për këtë ka ministren e Mbrojtjes. Xhaçkës i shkon të thatë Palikari, sepse ka marrë ministrinë më të fortë. Asaj i shkon ta thotë si frazë.

La Dulen dhe më pas filloi me Saliun, Qirje Saliu. Atij i është më i dhanë dorën, jo me i thanë fraza të tilla.

Disa gazeta shkruanin se është çmendur kryeministri, s’eshte e vertete, por nuk është çmendur jo.

Ai do të largojë vëmendjen duke fol keto idiotesia nga çështja Tahiri, nga problemnet qe e kane rrethu dhe fillon e fol idiotesira ne parlament, ofendon qytetaret ne FB, gazetaret, deputete, pra kush i del para ai per te bere lajm i ofendon te gjithe.

Por gjithsesi Palikari nuk eshte Dulja ta harroje kryeministri, me Saliun mos u merr me i thene Qirje Saliu, ke polot aty, ke qirjo Bushati, qirjo Cucin, e ke plote me qirjo kabinetin”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Vijojnë ngacmimet seksuale ndaj vajzave të mitura, tjetër rast shënohet në Bulqizë