Ballina Aktualitet Ish-ministri shpreh dhimbjen për vdekjen e Florencit: Ndihem në faj që nuk...

Ish-ministri shpreh dhimbjen për vdekjen e Florencit: Ndihem në faj që nuk munda t’ju ndihmoj

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka nëpërmjet një statusi në Facebook i shpreh ngushëllime familjes së Florenc Beqirajt, të riut nga Shkodra, i cili ra në koma për një motiv që ende nuk dihet saktë.

Koka thekson se ndihet fajtor që nuk ka mundur t’i ndihmojë dhe që shteti nuk ka mundur të jetë aty për të.

Postimi i plotë:

Shuhet nje bir nene ne lule te moshes! U prehsh me engjejt Florenc!

Nuk gjej fjale t’ju ngushelloj per birin tuaj Gezim dhe Laureta!
Ndihem ne faj, qe nuk munda t’ju ndihmoj! Ndihem ne faj qe shteti nuk ishte aty per birin tuaj!
Qe shteti shqiptar hesht per fatin e mijerave shqiptareve te dhunuar, humbur e zhdukur rrugeve te Europes.
Humbja e birit tuaj te shtrenjte do te jete nje dhimbje, qe nuk do t’ju sherohet kurre e une jam ndjere thellesisht i prekur per ikjen e tij!
Te qofte dheu i lehte Florenc!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook