Ballina Aktualitet Ish-zv.ministrja për femrat në karrierë: Mendimi i parë i shefave do të...

Ish-zv.ministrja për femrat në karrierë: Mendimi i parë i shefave do të jetë “çfarë fshihet poshtë fustanit”

Ish zv/ministrja e Financave, Irena Beqiraj, ka një mesazh për femrat të cilat mbarojnë ciklin shkollor dhe presin të kërkojnë të punësohen.

Ngacmimet seksuale po shtohen në masë, dhe për femrat ngjitja në karrierë duket të jetë e vështirë kundrejt shefave meshkuj.

Sipas Beqiraj, pjesa më e madhe e shefave shikojnë punëtoren e re nga paraqitja fizike, duke vlerësuar më pak potencialin e saj në lidhje me punën.

“Mendimi I pare qe disa syreve do tu kaloje kokes si shigjete eshte ” cfare fshihet poshte fustanit ” e vetem me zotesi e besim tek vetja do te mund ta perqendroni mendimin e shefit tuaj tek ajo qe ju dini”, shkruan Irena Beqiraj.

Komenti i plotë

“Debati I fundit per gacmimet seksuale me kujtoi nje histori te vjeter.

Kur jepja Mesim ne nje universitet ne fund te semestrit behej vlersimi I pedagogut. Ndergjithe komentet plot batute e humor ca syresh edhe ironik te studeteve te mi ….. Me beri pershtypje nje prej tyre qe nga konteksti ishte I nje vajze ” profesoresha eshte shume tolerante me cunat ! Vajzave ua nxiu jeten!. Kishte te drejte. Leksionin e fundit ju drejtova vajzave te kursit me keto fjale :

Vajza te dashura! Eshte e vertete jam shume kerkuese me ju . Po a e dini cfare u pret sa te dilni nga keto auditore? Nje realitet tejet maskilist edhe vanitoz. Te bukura te reja 70 ÷ e juaja do te gjejne nje shef mashkull ne zyren e pare. Mendimi I pare qe disa syreve do tu kaloje kokes si shigjete eshte ” cfare fshihet poshte fustanit ” e vetem me zotesi e besim tek vetja do te mund ta perqendroni mendimin e shefit tuaj tek ajo qe ju dini.

LEXO EDHE:  Kukësi fiton 2-1 ndaj Sherif Tiraspolit, por nuk kalon dot në raundin tjetër

Bota jashte eshte vanitoze te dashurat e mia. Ne kete vanitet mbytes cdo gjeje I vihet nje cmim. Edhe juve do perpiqem tu vendosin nje cmim, nje rroge me te mire , karrjere me te shpejte, do jeni gjithmone ne tundimin per te qene ju ylli ne ngjitje. Por eshte vetem cmim jo vlere. Duhet te jeni te pergatitura inteligjente, te zonjat e vetes , te afta per ti shpetuar ketij rrethi vicioz.

Edhe e fundit asgje mos kerkoni deshperimisht ne kete jete pervec pavaresise edhe integritetit.

E keto te dyja mund ti keni vetem kur e keni koken plot, edhe keni me shume per te ofruar sesa bukurise, edhe trupit.

Prandaj jam kerkuese me femrat e do vazhdoj te jem.”

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook