Ballina Aktualitet Ishte përdorues droge, 31-vjeçari mbërrin i pajetë në spitalin e Fierit (Emri)

Ishte përdorues droge, 31-vjeçari mbërrin i pajetë në spitalin e Fierit (Emri)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në spitalin e Fierit, ku një 31-vjeçar ka mbërritur i pajetë.

Mësohet se i riu ishte përdorues droge dhe dyshohet se se shkak i kësaj ngjarjeje, ka qenë overdoza.

Si fillim, 31-vjeçari Andi Bendo është dërguar në qendrën shëndetësore të Patosit dhe më pas në Fier.

Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja dhe kur është ndjerë keq i riu, ndërsa pritet komunikata e policisë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook