Ballina Aktualitet ITALI/ Në pranga dy shqiptarë, në përgatitje të trafikimit të 217 kg...

ITALI/ Në pranga dy shqiptarë, në përgatitje të trafikimit të 217 kg drogë

Policia Kufitare Shqiptare në bashkëpunim me forcat Policore Italiane përfunduan me sukses operacionin i cili çoi në kapjen 217 kg drogë.

Përfunduan në pranga në zonën e Leçes, dy shqiptarë, banues në Itali si dhe u sekuestrua 217 kg lënde narkotike e llojit marjuanë.

Bazuar në informacionet e dërguara në rrugë operative nga Policia  Kufitare Shqiptare nëpërmjet zyrës ndërlidhëse të Policisë Shqiptare  në Itali, policisë italianë  (shërbimit antidrogë, Policisë së Kufirit të Zonës 9 dhe Guardia di Finanza të Pulias), u bë i mundur arrestimi i shtetasve me iniciale  B. K.  37  vjeç dhe A.D. 26 vjeç , të cilët ishin në përgatitje të trafikimit të lëndës narkotike në zonën e Leçes, Itali.

Janë në vijim veprimtaritë policore dhe hetimore për kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të tyre.

Kjo veprimtari dëshmon se bashkëpunimi dhe koordinimi me forcat policore italiane nuk kufizohet vetëm në goditjen e trafikut në det, por edhe në brendësi të territorit qoftë ky në Shqipëri apo në Itali.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook