Ballina Aktualitet Itali/ Plagosën me armë zjarri 18-vjeçarin shqiptar, arrestohet italiani me dy djemtë

Itali/ Plagosën me armë zjarri 18-vjeçarin shqiptar, arrestohet italiani me dy djemtë

Janë arrestuar 3 persona, përkatësisht babai dhe dy djemtë e tij, pasi kanë plagosur me armë zjarri (gjahu) një shqiptar në Itali.

Arrestimi u bë të shtunën mbrëma kur policia në Legnano ndaloi 3 personat e përfshirë në plagosjen e 18-vjeçarit shqiptar, pasditen e po të njëjtës ditë.

Tre personat arrestuar nga Legnano, babai 62-vjeçar dhe dy fëmijët e tij 22 dhe 26 vjeç, janë të gjithë italianë. 

Ata janë përfshirë në një diskutim, që ka degjeneruar me një familje tjetër italiane me banim në godinën në Via Micca dhe çoi në skenën e të shtënave.

Ka patur dy të shtëna me armë, njëra prej të cilave goditi shqiptarët e rinj, të cilët rastësisht e gjetën veten në mes të dy grupeve të palëve ndërgjyqëse.

I riu është jashtë rrezikut, pasi është operuar dhe që sipas mjekëve ai do të shërohet brenda një muaji.

Djali kishte ndërhyrë për të mbrojtur një nga dy familjet, duke u vendosur në mes kur 26-vjeçari nxori armë për të qëlluar rivalët e tij.

Tani karabinierët do të duhet të rindërtojnë në detaje skenën e krimit dhe shkaktuan konfliktin e ashpër mes dy familjeve.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook