Ballina Aktualitet Itali/ Refuzoi t’i jepte para për bixhoz, shqiptari dhunon bashkëshorten

Itali/ Refuzoi t’i jepte para për bixhoz, shqiptari dhunon bashkëshorten

Një 47-vjeçar shqiptar në Firenze të Italisë identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka rënë sot në prangat e autoriteteve italiane, pasi akuzohet se për vite me radhë në prani të fëmijve dhunonte bashkëshorten e tij, pasi kjo e fundit refuzonte t’i jepte para për të luajtur bixhoz.  

Nga raportimet e policisë italiane 42-vjeçari mendohej se përreth 6 vite me radhë ai keqtrajtonte gruan e tij, madje herën e fundit ajo ka humbur ndjenjat pasi ishte goditur mjaft rëndë. Sipas mediave italiane hetimet ndaj shqiptarit kanë filluar në qershorin e vitit të kaluar kur guaja e tij, gjithashtu shqiptare vendosi ta denonconte në polici.

Pas hetimeve disa mujore, në tetorin e vitit të kaluar u morën masa ndaj shqiptarit që të mos i afrohej shtëpisë ku jetonte bashkëshortja e tij së bashku me fëmijët.Por, shqiptari vendosi ti thyente rregullat dhe shkoi tek puna e gruas së tij dhe e dhunoi. Pas ngjarjes së fundit, ai u vu në pranga