Ballina Aktualitet Italiani e denoncoi, u kap në flagrancë “hajduti shqiptar”

Italiani e denoncoi, u kap në flagrancë “hajduti shqiptar”

35-vjeçari shqiptar kapet në flagrancë nga karabinierët në Itali me sendet e vjedhura. Banorët e komunës Piglio, kishin vënë re një person që endej në mënyrë të dyshimtë në fshatin e tyre.

Disa banorë raportuan se kishin gjetur gardhin e prerë dhe kishin vënë re mungesën e bizhuterive. Karabinierët ndërhynë menjëherë dhe bënë të mundur ndalimin e 35-vjeçarit shqiptar Blerim Patria që banonte në Napoletane.

Në kohën që u ndalua ai ishte me një makinë pa dokumenta e cila më pas iu konfiskua. Shqiptari u arrestua duke përfunduar në burgun Frosinone. 35-vjeçari kishte precedentë të mëparshëm penalë.