Ballina Aktualitet Iu sekuestruan 15 kg kanabis, arrestohet 30-vjeçari nga Skrapari (Emri)

Iu sekuestruan 15 kg kanabis, arrestohet 30-vjeçari nga Skrapari (Emri)

Gjatë një aksioni policor, të kryer nga Speciaistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë, është sekuestruar 15 kg Cannabis Sattiva.

Droga u sekuestrua në Berat dhe sipas burimeve policore, në pranga është vënë Ertil Halilaj, 30 vjeç, banues në fshatin Therepel, Skarapar.

Ky aksion bëhet në vijim të punës për kontrollin e territorit, parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Sipas informcaioneve të marra në rrugë operative, u bë e mundur dhe arrestimi i shtetasit të cilit iu gjet drogë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat dhe i arrestuari akuzohet për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook