Ballina Aktualitet Izraeliti kapet “mat”, zbarkon në Rinas 250.000 euro të padeklaruara

Izraeliti kapet “mat”, zbarkon në Rinas 250.000 euro të padeklaruara

Policia Kufitare i ka sekuestruar një shtetasi izraelit një shumë prej 250.000 euro, të cilat i kishte të padeklaruara.

Shërbimet e Policisë Kufitare ne hyrje ushtruan kontroll fizik ndaj shtetasit izraelit E.R., 49 vjeç, lindur dhe banues ne Izrael.

Gjatë kontrollit në bashkëpunim me Doganën Rinas, shtetasit E. R., i cili udhëtonte nga Moska për në Shqipëri, iu gjetën një sasi valute në kartemonedha euro të padeklaruara në degën e Doganës Rinas, shuma prej 250.000 Euro.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane për veprime të metejshme, në ngarkim të shtetasit E.R, për veprën penale “Mos deklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook