Ballina Aktualitet Ja çfarë shkruan “The New York Times” për protestën e studentëve në...

Ja çfarë shkruan “The New York Times” për protestën e studentëve në Tiranë

Protesta e studentëve po merr vëmendjen e të gjithë mediave shqiptare por jo vetëm, ajo tashmë është pasqyruar dhe në mediat e huaja.

“The New York Times” ka shkruar se, “mijëra studentë të universiteteve publike kanë bllokuar një rrugë kryesore në kryeqytetin e  Tiranës, duke protestuar përpara Ministrisë së Arsimit. Ata thonë se do të bojkotojnë shkollën derisa kërkesat e tyre të pranohen”.

Shkrimi jep edhe deklaratën e ministres Lindita Nikolla. “Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla njoftoi se pagesa e dyfishtë për provimet e përsëritura do të anulohej, por tha se qeveria nuk mund të bënte asgjë lidhur me tarifat”.