Ballina Aktualitet Ja reagimi i Athinës ndaj deklaratës së Ministrisë së Punëve të Jashtme...

Ja reagimi i Athinës ndaj deklaratës së Ministrisë së Punëve të Jashtme për vrasjet

Greqia ka reaguar pas deklaratës së Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme duke thënë se këto ngjarje nuk korrespondojnë me realitetin në Greqi.

Aleksandros Genimatas tha se këto raste janë nën hetim nga autoritetet.

Ai u shpreh se si një vend europian në Greqi ku sundimi i ligjit funksionon në mënyrë efektive dhe i bëri thirrje Ministrisë së Jashtme shqiptare që të tregojë përgjegjshmëri.

Greqia është një shtet europian ku Shteti i se drejtës funksionon në mënyre efektive. Autoritetet përkatëse i trajtuan menjëherë çështjet qe përmend Ministria e Jashtme e Shqipërisë, të cilat u hetuan dhe u zbardhen, siç shprehet edhe policia në deklaratë. Vendosmëria e autoriteteve greke për goditjen e krimit, në çdo forme të tijin është e ditur. Ne dënojmë çdo akt dhune dhe racizmi, që mund të kushtoje edhe jete njerëzore. Deklaratat e Ministrisë se Jashtme Shqiptare nuk i përkasin realitetit dhe janë te papranueshme. Duke pritur përfundimin e hetimeve të vrasjes se shtetasit grek, Kostantinos Katsifas nga forcat speciale shqiptare, ftojmë Ministrine e Jashtme Shqiptare të jetë me e përgjegjshme dhe te tregoje durim dhe vetëpërmbajtje”- ka thënë Aleksandros Genimatas.