Ballina Aktualitet Ja sa u dënua Ilir Sketilaj që “qëlloi” Ramën me këpucë

Ja sa u dënua Ilir Sketilaj që “qëlloi” Ramën me këpucë

Ilir Sketilaj u dënua nga Gjykata e Apelit në masën e sigurisë “30 ditë burg”. Personi që goditi me këpucë kryeministrin Edi Rama, ndërsa po vizitonte në spital policen Ina Nuka dhe efektivët e tjerë të dëmtuar gjatë protestës së banorëve të Astirit.

“Goditja me këpucë ishte një formë proteste ndaj kryeminstrit”, tha Sketilaj . 50-vjeçari u shpreh se është shoqëruar nga policia pavarësisht se nuk ka qenë pjesë e protestës.

“Kur kryeministri u martua dhe u bë me fëmijë, thamë se tashmë e di se çfarë s’është shtëpia e çfarë është familja, por ai nuk pas mësuar asgjë. E njëjta gjë edhe për Veliajn, por as ai s’ka bërë asgjë. Iliri s’ishte në protestë, e kanë shoqëruar me protestë të paligjshme. Unë personalisht nuk ka dalë në protestë. Ç’është ky komunikim barbar se kuptoj. Jo me këto idera prish shtëpi e bëj masakra. Unë kam qenë në një lokal duke pirë kafe gjatë protestës, i kam thënë prokurorores të hapi kamerat për ta verifikuar. Unë nuk kam kundërshtuar fare. Unë kam dashur të them zoti kryeministër ju se keni mirë kshu. Nuk kemi nevojë për kryeministër rrugaç, larg “servilat”, tha Sketilaj.