Ballina Aktualitet Janë shkatërruar një sërë provash që më pas i është dhënë liri,...

Janë shkatërruar një sërë provash që më pas i është dhënë liri, gazetarja flet për atentatin në Lushnje

Gazetarja Klodiana Lala flet për atentatin e ndodhur në Lushnje disa ditë më parë, ku mbetën të vrarë dy të rinj dhe u plagosën dy të tjerëve

Lala, në emisionin “Byro” tha se gjarje ka lidhje me bandën e Aldo Bares, ku qytetarët edhe sot e kësaj dite kur i përmendet emri tmerrohen.

Ajo më shumë shton: 

Unë personalisht mendoj se ka dhe një dorë të tretë. Xhulio Shkurti është i afërmi i Afrim dhe Genci Hoxhës dhe ka djalë dajë Jurgen Hoxhën, i cili mbeti i vrarë të mërkurën. Prokuroria po e shikon me ftohtësi. Detyrë e policisë është që të hetojë të gjitha pistat. Ajo çfarë shikoj është mosfunksionim i sistemit. Laert Haxhiu i cili është shpallur në kërkim është lënë i lirë nga Gjykata”.

“Një njeri i tillë si ka mundësi që lëviz i lirë? Ky grup kriminal ka disa lidhje me Policinë e Shtetit. Mendoj se janë shkatërruar një sërë provash që më pas i është dhënë liri. Janë shkatërruar prova nga vendi i ngjarjes. Aldo Bare është nën masa të larta sigurie”.- shton Lala

“Janë shtuar masat e sigurisë në burgun e Peqinit për Aldo Baren. Për mendimin tim ka qenë një vrasje me paramenduar për t’i vrarë në grup. Sajmo Xhelili nuk është plagosur. Ndërsa Xhulio Shkurti ishte larguar vetëm disa më parë”, tha Lala

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook