Ballina Aktualitet Janë shtuar në masë turistët polakë në Shqipëri, Rama kërkesë për linjë...

Janë shtuar në masë turistët polakë në Shqipëri, Rama kërkesë për linjë ajrore direkte

Edi Rama ishte në Varshavë sot në konferencën e përbashkët me kryeministren e Polonisë Beata Szydlo.

Rama falenderon kryeministren për marrdhëniet e mira që shteti Polak ka vendosur me vendin tonë. Në vizitën e tij Edi Rama shprehu mirënjohje ku tregon se bëhen 80 vjet që Polonia bëhet mbështetëse e fortë e Shqipërisë.

Sidomos në fushën e turizmit vërehet rritje prej 74% më shumë vizitorë polakë, që vijnë në vendin tonë. Rama nxit kryeministren të krijohet një linjë ajrore direkte Poloni-Shqipëri, për më shumë thjeshtësi dhe forcim të marrdhënieve dypalëshe.

Ja si shprehet kryeministri Edi Rama:

“Falenderoj kryeministren polake për pritjen shumë miqësore që na ka rezervuar, dhe gadishmërinë. Polonia e rilindur pas diktaturës komuniste dhe tashmë e integruar në BE, ka hedhur hapa të jashtëzakonshme. Kjo vizitë zhvillohet në një moment të veçantë të marrëdhënieve tona, pasi është 80 vjetori i marrëdhënieve të vendosura. Kryeministrja preku turizmin si një nga pikat më domëthënëse të kohëve të fundit. Ka një potencial të madh të pashfrytëzuar në marrëdhëniet tona ekonomike e tregtare. Unë do e shfrytëzoj këtë mundësi për të ndarë me opinionin publik polak, se këtë vit Shqipërinë e kanë vizituar 74% më shumë turistë polakë se vitin e kaluar, prandaj inkurajoj kryeministren për linjën ajrore direkte të fluturimeve drejt Shqipërisë, që do sillte përfitueshmëri reciproke. Diskutuam edhe për propozimin e saj për konferencës e Tiranës që ne e mirëpresim me respekt. Ne do t’i jemi mirënjohës Polonisë për mbështetjen për të ardhmen Europiane të vendit tonë. Jam i bindur që kryeministrja do të jetë një ndër mbështetësit e mëdhenj të çeljes së negociatave me BE të Shqipërisë”.

 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook



LAJM I FUNDIT/ Ekzekutohet me armë shqiptarja në Greqi, dyshohet se e vrau…

E PAZAKONTË/ “Më jep vajzën për nuse, ose ju vrava të gjithëve”, nipi kërcënon me jetë xhaxhain

U arrestua për shpërdorim detyre, lirohet zyrtari i LSI-së. Prokuroria zbuloi se…

Durrës/ Akuzohet për shpërdorim detyre, cili është inspektori i Policisë i arrestuar nga SHÇBA

E rëndë! Banesa në Kombinat përfshihet nga flakët, 80-vjeçari shkrumbohet brenda saj

VIDEO/ Një burim i vërtetë frymëzimi, njihuni me motrat binjake që jetojnë me dy koka në një trup

EMRAT/ Ishin kthyer në makthin e pronarëve aziatikë, njihuni me “3 skifterët” shqiptarë në SHBA

Rikthehet “Balena Blu”, i merr jetën dy motrave minorene. Momenti para se të hidheshin nga kati i 10 (Video)

VIDEO/ Habit drejtori i Ujësjellësit: E kam lënë qëllimisht qytetin tre ditë pa ujë, s’më mori njëri në telefon

Durrës/ I sekuestrohet 2 milionë euro pasuri, kush është biznesmeni me precedentë (Emri)

Artikulli paraprakHidhen një “mal” me para në koncertin e këngëtarit shqiptar në SHBA (FOTO)
Artikulli tjetërNdryshime në buxhetin e ri 2018, ky do të jetë fondi për rrugët