Ballina Aktualitet Jashtë selisë së Kuvendit/ Thirrja e Berishës: Shqiptarët ta nxjerrin nga zyra...

Jashtë selisë së Kuvendit/ Thirrja e Berishës: Shqiptarët ta nxjerrin nga zyra Edi Ramën dhe ta hedhin në Lanë

Ish-kryeministri, Sali Berisha pasi ka dalë nga selia e Kuvendit ka dhënë një deklaratë për mediat, ku shpërtheu në akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.

Berisha deklaroi se zgjidhja e vetme është që populli ta nxjerrë nga zyra kryeministrin Edi Rama dhe ta hedhin në Lanë pasi ai po “qelb Shqipërinë”.

“Kjo është beteja e opozitës shqiptare. Sot është dita e faqezinjve. Edvin Kristaq Ramës dhe Fatzi Qafa Drogës. Ata mashtruan dje, ashtu siç thotë populli, si dera, popullin shqiptar. Ky faqezi për të mbrojtur vëllain e tij, Olsin, gënjeu dhe u bë ekspert i zërit. Sot ky faqezi për ti shpëtuar kësaj kanë ndërmarrë një akt të rëndësishëm ndaj bashkëpunëtorin X. Prova janë absolutisht autentike ndaj nuk ngelet asgjë tjetër, veçse shqiptarët, që ky mashtroi në mënyrë të paskrupullt, ta nxjerrin nga zyra, ta hedhin në lanë si një kalbësira që po qelb Shqipërinë dhe Ballkanin”, tha Berisha.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook