Ballina Aktualitet “Java e Fëmijëve Jetimë”, Presidentit Ilir Meta i bashkohen dhe artistët e...

“Java e Fëmijëve Jetimë”, Presidentit Ilir Meta i bashkohen dhe artistët e njohur Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj

Veprimtaria “Java e Fëmijëve Jetimë” e zhvilluar nga Presidenti Ilir Meta në bashkëpunim me Institucionin Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë ka ofruar edhe artistë të njohur të bëhen pjesmarrës.

Një ndër to ishin dhe Bes Kallaku me Xhensila Myrtezaj, të cilët shprehën solidaritetin e tyre për fëmijët pa kujdes prindëror.

Emra të tjerë artistësh të njohur pjesëmarrës ishin dhe këngëtari dhe prezantuesi i njohur Ardit Gjebrea, Soni Malaj, Venera Lumani dhe Lindi Islami.

Në aktivitet morën pjesë fëmijët e Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë dhe nxënësit e shkollës së mesme “Sami Frashëri” në Tiranë. Gjithashtu nxënës të shkollave 9-vjeçare “Hillary Klinton” dhe “100 Vjetori i Pavarësisë”, si edhe nxënës të gjimnazit “Ibrahim Rugova” në Kamëz.

Presidenti Meta mori vlerësime për mbështetjen e tij të fortë dhe solidarizimin me fëmijët që vuajnë mungesën e prindërve, duke treguar se ata nuk janë vetëm.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook