Ballina Aktualitet “Ju flet Moska”/ Kaç Myftaraj ‘demaskon’ fondacionin Soros në Shqipëri, ja kush...

“Ju flet Moska”/ Kaç Myftaraj ‘demaskon’ fondacionin Soros në Shqipëri, ja kush qëndron me të vërtetë prapa saj

Gazetari i njohur Kastriot Myftaraj në emisionin e tij “Ju flet Moska” ka folur rreth themelimit të fondacionit Soros në Shqipëri.

Myftaraj gjatë monologut në emision tha se pas fondacionit Soros në Shqipëri fshihet Avni Mustafa i cili bëri dokumentat me noteren Mimoza Sadushi për statutin, deklaratën për qëllimet e Fondacionit dhe kërkesën në gjykatë, nuk e kuptoj pse kërkesa për gjykatë është noterizuar por ndoshta ja kërkonin. 

Në datën 11 korrik 1994, Mustafa paraqitet përpara gjykatëses Florina Tegu të gjykatës së Tiranës dhe kërkon themelimin e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë duke u paraqitur në cilësinë e themeluesit. Avni Mustafa dhe çdo shtetas ka të drejtë të bëjë çfarëdo kërkesë të dojë, edhe noterja mund të gabojë. Por është gjykata ajo që duhet ti shqyrtojë të gjitha këto, duhet të jetë filtri kryesor ligjor. Në këtë rast detyrën e kishte gjyqtarja Florina Tegu, e cila ka vendosur në 11 korrik 199 4 regjistrimin në regjistrin e Fondacioneve pranë gjykatës së rrethit Tiranë, të Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë si person juridik të themeluar nga Avni Mustafa. 

Zonja gjyqtare thotë se i gjeta në përputhje të plotë dokumentat e paraqitura në kërkesë me legjislacionin, dispozitat ligjore në fuqi.Në fakt dokumentat e paraqitura nga Avni Mustafa kanë qenë në mospërputhje të plotë me ligjin në fuqi në Republikën e Shqipërisë.Ligji në fuqi ka qenë në atë kohë ligji për Fondacionet i datës 7 prill 1993.

Kush po e themelonte Fondacionin?Vendimi gjyqtares nga pikëpamja juridike është nul.Nuk përmbush vetë vendimi kërkesat që duhet të përmbushë.Çdo vendim gjyqësor si me Kushtetutën e Enver Hoxhës, si me Kushtetutën e pas viteve ’90 ka detyrim të jetë i arsyetuar. Problemi i vendimit të zonjës Tegu është se nuk është as minimalisht i arsyetuar sepse kur thotë që “mu paraqit themeluesi Avni Mustafa”.

Themeluesi Avni Mustafa nuk mund të themelonte Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë si një OJF, në atë kohë quheshin OJQ, e financuar dhe e komanduar nga Instituti i Shoqërisë së Hapur në Nju Jork në atë pikë sa Bordi, organi fuqiplotë vendimarrës i Fondacionit për Shoqëri të Hapur në Shqipëri që po themelonte Avni Mustafa, mund të shkarkohej në çdo moment nga Instituti i Shoqërisë së Hapur në Nju Jork. 

Mustafa nuk mund të vendoste Fondacionin në këtë marrëdhënie me Institutin e Shoqërisë së Hapur në Nju Jork nëse nuk ishte përfaqësues i Xhorxh Soros, pra nëse nuk kishte një autorizim.Ligji i viti ’93 lejonte që në Shqipëri të hapeshin dhe degë të Fondacineve të huaja, organizatave jo fitimprurëse të huaja por kjo duhet të bëhej me autorizim.

E para, këtë kishte detyrim ta bënte noterja që në fillim, ajo nuk e kreu detyrën. Punon me para direkt me klientin që i paraqitet.Kurse gjyqtarja kishte për detyrim të shqyrtonte edhe mënyrën si kishte vepruar noteria në këtë rast. Nëse noterja mbylli sytë dhe quajti të rregullt një statut të tillë ku themeluesi krijonte një Fondacion në varësi të një OJF-je të huaj nga drejtuesi i së cilës nuk kishte një autorizim dhe vetëshpallej themelues kur në fakt po vepronte për llogari të një tjetër personi themelues të Sorosit. 

Të gjitha këto nëse i kapërceu noterja, duhet ti vinte në dukje gjyqtarja dhe duhet ti kthente pas. Pikësëpari duhet ti thoshte, zoti Mustafa ju nuk jeni themelues, se që të jeni nuk mund ta krijoni Fondacionin si një degë e një OJF-je të huaj.Ose duhet të kishte autorizim. Në çdo rast duhet ti kthente dokumentat pas, kërkesën, statutin, deklaratë.n

Kurse gjyqtarja i ka rënë thjesht, e ka quajtur të rregullt gjithçka dhe e ka regjistruar Fondaciomnin. Por në këtë rast cilin ka themeluar, Fondacionin Mustafa apo Fondacionin Soros? Fondacionin Soros jo njëherë se nuk ka qenë i autorizuar.

Në Shqipëri, Fondacioni Shoqëria e Hapur është themeluar në kudnërshtim të plotë me ligjin dhe si i tillë duhet të ndalohet. A ka marrë masa për më vonë, i ka dhënë një shans ligji në 2001 për tu rregulluar në raport me legjislacionin shqiptar. Nesër do ta trregoj se çfarë ka bërë pas ndryshimeve ligjore të 2001.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook