Ballina Aktualitet Juridiku barazon Mjeksinë, 5 vite dhe për të.

Juridiku barazon Mjeksinë, 5 vite dhe për të.

Maturantët që këtë vit do shkojnë në fakultetin e Drejtësisë nuk do të studiojnë më me programin e Kartës së Bolonjës por me një sistem të integruar 5-vjeçar. Artan Hoxha ka sqaruar gjithëçka përsa i  përket këtij vendimi.

Nga ky vit akademik per studentet qe nisin studimet në fakultetin e drejtësisë nuk do të aplikohet më karta e bolonjës pas vendimit të marrë nga dekanati.

Dekani i këtij Fakulteti Artan Hoxha sqaron se të gjithë studentët që do të regjistrohen do të ndjekin programin pesëvjeçar të Bachelor dhe Master në të njëjtin program studimi.

“Për vitin e ri akademik ne përgatitemi të fillojmë studimet me program të integruar 5 vjeçar, masteri i nivelit të dytë . Është një detyrim që vjen nga ligji drejtpërdrejt. Nuk është vetëm për fakultetin tonë por është për të gjithë universitetet që ofrojnë arsim juridik duke u larguar nga programi i mëparshëm. Për shkak se ne kemi një program të vetëm të hyrjeve të reja këtë vit në universitet kemi llogaritur një numër që ne vlersojmë se është i pranueshëm për Fakultetin e Drejtësisë. Këtë vit Universiteti i Tiranës, në Faktuletin e Drejtësisë do të ketë vend për 750 studentë që fillojnë vitin e ri me programin e ri të studimeve.”

Dhe pse ky ndryshim ka ndodhur akoma nuk dihet sesa kuota do të ketë juridiku për këtë vit shkollor.