Ballina Aktualitet “I ka zënë keq paniku, Edit po i vjen fundi”, deklarata e...

“I ka zënë keq paniku, Edit po i vjen fundi”, deklarata e Spahos

Kreu i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho ka dalë në një deklaratë për mediat ku i bën thirrje kryeministrit Edi Rama.

Spaho në deklaratën e tij tha se Rama i bën presion anëtarëve dhe simpatizantëve të PS dhe ka mbledhur kanabistët dhe ushtarët e klaneve të drogës tek selia e Kryesisë së Kuvendit.

I ka zënë keq paniku jo për Tahirin, por për Edin të cilit po i afrohet përditë fundi. Ngjarjet në Kuvend treguan farsën e ‘shtetit’ të Ramës dhe ‘drejtësisë’ së tij. Këto ngrehina dhe vetë PS janë kthyer në struktura kriminale duke u habilizuar”, u shpreh Spaho.

Edi Rama të largojë sa më parë kanabistët nga presionet që i bëjnë drejtësisë dhe prokurorëve tek selia e Kuvendit ndryshe do provojë zemërimin e qytetarëve, për të cilët shton se sot duan drejtësi dhe vënien e krimit dhe të politikës së kriminalizuar me shpatulla për muri.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook