Ballina Aktualitet Militanti i PS mesazh Bashës: Na shpëto nga banda e Rilindjes, ke...

Militanti i PS mesazh Bashës: Na shpëto nga banda e Rilindjes, ke mbështetjen e popullit

Gjatë protestës së opozitës, aktivisti i Ps-së ka apeluar Bashën, që me mbështetjen e popullit të pastrojë pallatin Kryeministror.

Aktivisti i Ps-së, Agim Kaca u ngjit sot në foltoren e podiumit dhe iu referua qeverisë së Ramës si banda e Rilindjes, duke i bërë thirrje Bashës të pastrojë pallatin Kryeministror.

Kaca: Qeverisja e Edi Ramës e përfaqësuar nga banda e Rilindjes siguri force ka gënjeshtrën dhe mashtrimin. Shqipëria ka nevojë për reformë në drejtësi por jo të gjitha gjykatat janë të korruptuara. Është një gjykatë që nuk korruptohet, që nuk mund ta frikësojë askush, kjo gjykatë është populli shqiptar, jeni ju këtu që do ta përzini Edi Ramën nga pushteti. Poshtërsirat e kësaj qeveria nuk mjafton as errësira për ti mbuluar. I bëj thirrje Lulzim Bashës që së shpejti me vendimin e kësaj gjykate në dorë, vendimin tuaj, të pastrojë pallatin kryeministror nga banda e Rilindjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook