Ballina Aktualitet Kalojmë dhe Afrikën për azil në Francë, “Le monde” rendit listën për...

Kalojmë dhe Afrikën për azil në Francë, “Le monde” rendit listën për 2017-ën

Lajmi është bërë publik përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Një studente e cila jeton dhe shkollohet në Paris ka bërë me dije aktualitetin e lajmeve atje, duke lajmëruar njoftimin e fundit nga gazeta franceze “Le Monde”.

Sipas gazetës, raporti për vitin 2017 me azilantët shqiptarë është mjaft shqetësues. Azilantët shqiptarë mbajnë vendin e parë me 66 mijë kërkesa dhe lënë prapa të gjitha vendet e botës së tretë, të cilët vijnë pas nesh.

Postimi i Sali Berishës:

“Ne vend te miremengjesit per Noriegen nga Parisi!

Studentja dixhitale nga Parisi informon:
Sipas gazetes “Le Monde”
66000 shqiptare kane kerkuar azil politik ne France
Shqiptaret renditen te paret me distance ne kerkesat per azil politik ne kete vend. 
Lexoni mesazhin e saj. sb

“Miredita Doktor Berisha. 
Studioj ne Paris dhe po lexoja lajmet sot ne mengjes. Shikoni sesi e pershkruan e famshmja “Le monde” pasqyren e shteteve azil-kerkues per 2017. Renditemi te paret me 66 000 azil-kerkues! Vetem ne France! 
Afer kemi shtete afrikane natyrisht me me pak azil-kerkues se ne.
Uroj te jeni mire.”

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook