Ballina Aktualitet Kapen në flagrancë 5 persona, shpërndanin kokainë në këto zona të Tiranës...

Kapen në flagrancë 5 persona, shpërndanin kokainë në këto zona të Tiranës (Detajet)

Policia njofton kapjen dhe arrestimin e 5 personave të cilët shisnin lëndë narkotike në kryeqytet.

Shtetasit e në bashkëpunim me njëri tjetrin shisnin lëndë narkotike të dyshuar kokainë me klientelë kryesisht në zonën e Oxhakut, Xhamllikut etj në qytetin e Tiranës.

I janë sekuestruar 256.5 gramë lëndë narkotike, 2 automjete dhe 8 telefona celularë si prova materiale për të vijuar me hetimet dhe masat ndëshkimore për 5 bashkëpunëtorët.

Njoftimi i plotë i policisë:

“Tiranë

Goditet një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike në doza të vogla.

Arrestohen 5 shtetas.

Me datë 06.01.2018, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit :

– E.H., 41 vjeç, banues në Tiranë.

– A. P., 28 vjeç, banues në Elbasan.

– M. J., 34 vjeç, banuese në Elbasan.

– Sh. M., 51 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë.

– M.G., 26 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bazë informacioneve të marra në rrugë operative që dispononte Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtim të goditjes së veprimtarisë të kundraligjshme në fushën e narkotikëve rezultonte se:

Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri tjetrin shisnin lëndë narkotike e llojit të dyshuar ” Kokainë” me klientelë kryesisht në zonën e Oxhakut, Xhamllikut etj në qytetin e Tiranës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në 2 automjetet tip “Golf 5”, që këta shtetas leviznin i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• 256.5 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Kokainë”

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

• 2 automjete

• 8 telefona celularë

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lendeve narkotike në bashkepunim”, parashikuara nga neni 283/2, të Kodit Penal”.

No automatic alt text available.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook